“Á Quattro” dhe pianistja italiane Valeria Fasiello, koncert në Teatrin e Operës dhe Baletit

“Á Quattro” dhe pianistja italiane Valeria Fasiello, koncert në Teatrin e Operës dhe Baletit

Një koncert i muzikës së dhomës me pjesëmarrjen e kuartetit “Á Quattro” dhe pianistes Valeria Fasiello do të mbahet sonte në orën 20:00, në Teatrin e Operës dhe Baletit.

 

Programi përfshin veprat “Pesë Pjesë për Kuartetin e Harqeve” të Erwin Schulhoff dhe “Kuintet për Piano në Mi bemol major, Op. 44” të Robert Schumann.

 

Kuarteti “Á Quattro”, pjesë e platformës Musica Nova Ensemble, përbëhet nga muzikantet Xhudi Dodaj, Xhulia Dodaj, Stela Bello dhe Remino Sula, të cilët kanë përfaqësuar Shqipërinë në skena dhe konkurse ndërkombëtare.

 

Koncerti realizohet me mbështetjen e Institutit Italian të Kulturës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy