I ftuar në studion e Tema Tv deputeti i Lezhës, Eduart Ndocaj ka folur edhe për incidentin e pak ditëve më parë ku një historian turk ofendoi heroin kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeun.
Ndocaj kërkoi dorëheqjet e Minsitrit të Jashtëm, Ditmir Bushatit dhe Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, të cilët sipas tij nuk mbajtën asnjë qëndrim në lidhje me deklaratat. Deputeti socialist tha se historiani turk duhet të shpallet person non grata.



