Pas tri dekadash beteje ligjore, gjykata i jep një 43-vjeçari atësinë e Iglesias

Pas tri dekadash beteje ligjore, gjykata i jep një 43-vjeçari atësinë e Iglesias

Një gjykatë spanjolle vendosi të mërkurën se këngëtari i mirënjohur Julio Iglesias është babai i një 43-vjeçari, duke zgjidhur kështu një mosmarrëveshje mbi atësinë që zgjati për tri dekada rresht pasi muzikanti me famë botërore nuk pranonet të bënte testin e ADN-së.

Javier Sanchez-Santos ka lindur në vitin 1976 dhe është biri i balerinës portugeze Maria Edite Santos.

Avokati i Iglesias, Fernando Falomir, tha se këngëtari do ta apelojë vendimin e gjykatës lokale në Valencia.

"Vendimi bazohet vetëm në refuzimin (për të bërë testin e ADN-së), jo në ndonjë provë tjetër. Fakti që disa foto tregojnë zonjën Santos dhe Julio Iglesias së bashku atë verë në një kontekst profesional nuk është provë", u shpreh avokati.

Sipas vendimit të gjykatës, refuzimi i Iglesias për të bërë provën e ADN-së dhe dëshmitë e "kontakteve dhe marrëdhënieve të caktuara" midis këngëtarit dhe Santos në kohën e ngjizjes ishin të mjaftueshme për të vendosur atësinë.

Iglesias, 75, ka shitur më shumë se 300 milionë disqe në 14 gjuhë, duke u bërë artisti latin me shitjet më të mëdha të të gjitha kohërave. Ai nisi karrierën muazikore pas një aksidenti me makinë në 1963, i cili i ndërpreu karrierën në lulëzim si futbollist.

Ai ka tetë fëmijë të tjerë: tre nga martesa e tij me Isabel Preysler dhe pesë me gruan e tij Miranda Rijnsburger.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy