Rekordi i “Joker”-it: Arkëton 93.5 milionë dollarë

Rekordi i “Joker”-it: Arkëton 93.5 milionë dollarë

Megjithë shqetësimet në rritje dhe shqetësimet e sigurisë, filmi  i vlerësuar nga kritika "Joker" arkëtoi 93.5 milionë dollarë gjatë fundjavës dhe tani mund të quhet si publikimi filmik më i madh i të gjitha kohërave.

Me regji nga Todd Phillips dhe protagonist Joaquin Phoenix, "Joker" ka qenë në qendër të vëmendjes  prej javësh për shkak të frikës se historia shqetësuese e armikut famëkeq të Batmanit mund të frymëzonte dhunë. Sidoqoftë, këto ankthe nuk i penguan adhuruesit e filmave për të dalë masivisht për të parë se çfarë kishte filmi që po bëhet aq bujë.

"Joker" nxiti shqetësimin se përshkrimi i një vrasësi të sëmurë mendor mund të nxisë dhunë, duke bërë që kinematë ku u shfaq të merrnin masa paraprake shtesë të sigurisë. Policia e Nju-Jorkut dhe Los-Anxhelesit rritën praninë e tyre rreth multiplekseve, dhe nuk u lejuan kostume dhe maska ​​për fytyrën në disa ambiente. Industria filloi të merrte masa të tilla që pas të vrasjes në masë me armë zjarri të vitit 2012 në Aurora, Colo, ku u shfaq "The Dark Knights Rises" dhe ku mbetën të vdekur 12 persona dhe mbetën të plagosur 70 të tjerë. Anëtarët e familjeve të prekura nga kjo ngjarje janë shprehur kundër "Joker".

"Joker" ku interpretojnë edhe aktorët Robert De Niro, Zazie Beetz dhe Frances Conroy, ka një qasje jokonvencionale ndaj zhanrit të superheroit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy