Legjenda e ‘Whitesnake’ David Coverdale, i jep fund karrierës muzikore: Është koha për mua

Legjenda e ‘Whitesnake’ David Coverdale, i jep fund karrierës muzikore: Është koha për mua

Përmes një videomesazhi emocionues, David Coverdale ka njoftuar tërheqjen e tij nga muzika, duke mbyllur një karrierë të jashtëzakonshme mbi pesëdekadëshe.

Vokalisti britanik, 74 vjeç, i njohur për prezencën e tij ikonike si pjesë e Deep Purple dhe më pas si lider i Whitesnake, deklaroi se ka ardhur momenti t’i lërë pas “këpucët me platformë të rock ‘n’ roll-it dhe xhinset e ngushta”.

Vitet e fundit më është bërë shumë e qartë se është koha që unë të var këpucët dhe xhinset e mia të ngushta. Është koha që unë ta mbyll karrierën. Ju dua shumë, faleminderit të gjithëve që më kanë ndihmuar dhe mbështetur në këtë udhëtim të jashtëzakonshëm. Të gjithë muzikantët, ekipin, fansat, familjen, është e mrekullueshme, por është koha që unë të shijoj daljen time në pension dhe shpresoj se mund ta vlerësoni këtë. Edhe një herë, ju dua me gjithë zemër. 

Për gati tre vjet grupi “Whitesnake” nuk kishte performuar në asnjë eveniment live. Whitesnake u detyrua të anulonte datat e fundit të turneut të tyre evropian në qershor dhe korrik 2022. Kjo fillimisht për shkak të një sëmundjeje që preku kitaristin Reb Beach, më pas bateristin Tommy Aldridge, dhe së fundmi, vetë Coverdale, për shkak të një infeksioni të vazhdueshëm të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes (infeksion i sinuseve dhe trakesë).

Pas anulimeve të koncerteve në Evropë, grupi u tërhoq plotësisht nga turneu i tyre në Amerikën e Veriut. Arsyeja ishte trajtimi i vazhdueshëm i Coverdale për infeksionin e vazhdueshëm të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, i cili ndikoi në aftësinë e tij për të performuar.

Coverdale i cili në vitin 2016 u fut në listën e “Rock and Roll Hall of Fame”, gjatë karrierës së tij ka shitur mbi 40 milionë disqe.

I njohur si një nga frontmen-ët më karizmatik në historinë e Hard Rock-ut, Coverdale fitoi njohje kombëtare më 1973, kur Deep Purple kërkonte një vokalist të ri pas largimit të Ian Gillan-it.

Coverdale debutoi me albumin “Burn” (1974), që konsiderohet një nga më të mirët e grupit.

Pas shpërbërjes së Deep Purple në 1976, Coverdale filloi karrierën solo.

Në vitin 1978, Coverdale formoi Whitesnake, grupin që do ta shndërronte në një ikonë të hard rock-ut të viteve ‘80.

Në vitin 1993, Coverdale bashkëpunoi me legjendën e Led Zeppelin, Jimmy Page, duke krijuar projektin Coverdale–Page.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy