Në Bibliotekën Kombëtare është çelur ekspozita bibliografike në kuadër të “Dantedi” ditës ndërkombëtare kushtuar poetit të madh Dante Alighieri. Ekspozita sjell për lexuesit botime të veçanta të “Komedisë Hyjnore”, botime të tjera të autorit dhe studime që ndriçojnë krijimtarinë e tij.



