Në kuadër të Javëve Kulturore Ndërkombëtare, nis edhe Java Kulturore e Izraelit.

Java çelet sot në Tiranë dhe do të vijojë deri më datën 13 qershor, me një diversitet aktivitetesh ku përfshihen koncerte, ekspozita, shfaqje filmash e deri tek shija e kuzhinës izraelite, që vjen përmes eventit dedikuar kulinarinë.
Nga data 9- 13 qershor një mundësi e veçantë për t’u zhytur në kulturën e pasur dhe të larmishme të Izraelit me një seri aktivitetesh fantastike”, thuhet në faqen zyrtare të Javëve Ndërkombëtare Kulturore.
Shfaqje filmash, workshop-e artistike, performanca artistike, ekspozita dhe festë janë disa nga eventet që do të zhvillohen gjatë kësaj jave dedikuar kulturës së Izraelit.





