Zbulohen gjurmë të një tempulli të madh në Bushat, pjesë e Antikitetit të vonë

Zbulohen gjurmë të një tempulli të madh në Bushat, pjesë e Antikitetit të vonë

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në zonën e Bushatit, ku janë evidentuar gjurmët e një tempulli të madh që i përket periudhës së antikitetit të vonë.

 

Kërkimet arkeologjike u realizuan nga Universiteti i Tiranës (Departamenti i Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore) dhe Universiteti i Varshavës (Qendra e Kërkimeve për Europën Juglindore në Antikitet), në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Shkodër.

 

Gërmimet u përqendruan në akropolin e qytetit antik, që daton në shekujt IV–I para erës sonë, ku u zbuluan gjurmët e një tempulli të madh, pjesë të murit rrethues të qytetit, si dhe një ndërtesë e periudhës së antikitetit të vonë.

 

Sipas arkeologëve, këto zbulime sjellin informacion të rëndësishëm për shtrirjen urbane të qytetit, arkitekturën e ndërtesave publike dhe për fazat e mëvonshme të përdorimit të këtij vendbanimi ilir.

 

Vendbanimi i Bushatit, i shpallur së fundmi zonë e mbrojtur arkeologjike, pritet të pajiset së shpejti nga DRTK Shkodër me sinjalistikë orientuese për vizitorët.

 

Qyteti antik i Bushatit, i njohur nga arkeologët kryesisht si “Bushati i lashtë” ose ndonjëherë i lidhur me qytetin antik të Lissit, ndodhet në kodrat pranë fshatit Bushat, rreth 15 km në jug të Shkodrës, pranë lumit Drin.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy