
Në kuadër të shënimit të 20 vjetorit të vdekjes së shkrimtarit, poetit dhe publicistit Teodor Keko, është botuar 25 vjet më pas, pjesa e dytë e poemës satirike të Kekos, “E të tjera, e të tjera”.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, në përurimin e veprës, u shpreh se Teodor Kekon nuk mund ta kujtojmë më mirë se me veprën e tij.
Plot 25 vjet që nga botimi i pjesës së parë të poemës satirike “E të tjera, e të tjera”, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës botohet vepra e plotë, së bashku me pjesën e dytë, lënë nga Teodori në dorëshkrim, bëri të ditur Margariti në një postim në rrjetet sociale.
Një vepër plot humor e ironi, shkruar çerek shekulli më parë, në një kontekst të vështirë, por që ka mbetur aktuale. Xhuli Shkurti Keko më premtoi se do të takohemi sërish me të tjera projekte për botimin e veprës së Teodorit.
25 vite pas, poema, bashkë me pjesën e dytë të pabotuar, që Keko shkroi në vjeshtën e vitit 1997, shkon e plotë tek publiku, bashkë me atë ç’ka po ndodhte në këtë vit të kobshëm, u shpreh Xhuli Keko, bashkëshortja e tij.
Është hera e parë që poema po botohet në formën e saj integrale, sepse për herë të parë Dori ka botuar pjesën e parë të poemës në vitin 1997. Pjesën e dytë e la të hapur sepse kishte shumë dëshirë që të gjithë miqtë e tij të kontribuonin.
Poema ka marrë spunto nga poezia ‘Diskotekë Albania ‘94”, që është botuar në librin “Unë të kam dashur, por...” Të gjithë miqtë e pëlqyen, ishte koha që ne po gëzonim fajdet. Shqiptarët po gëzoheshin me mashtrimin e fajdeve dhe Dori që në atë moment e parashikoi se çdo të ndodhte
Poashtu poetit, shkrimtarit e publicistit Teodor Keko, të larguar nga jeta 20 vjet më parë i është kushtuar edhe një mbrëmje poetike.



