Dita Ndërkombëtare e Përkthimit/ Biblioteka Kombëtare çel ekspozitë kushtuar Petro Zhejit

Dita Ndërkombëtare e Përkthimit/ Biblioteka Kombëtare çel ekspozitë kushtuar Petro Zhejit

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Përkthimit, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë organizoi sot një ekspozitë përkujtimore kushtuar përkthyesit, gjuhëtarit dhe studiuesit të njohur Petro Zheji. 

Kjo ekspozitë në ambientet e Qendrës "Sotir Kolea" vjen gjithashtu në shenjë nderimi për 10-vjetorin e ndarjes nga jeta të Zhejit, i cili konsiderohet një nga përkthyesit më të rëndësishëm të letërsisë botërore në gjuhën shqipe.

Në ekspozitë janë prezantuar disa nga përkthimet më të njohura të Zhejit, duke shpalosur kështu edhe kontributin e tij filologjik dhe estetik në fushën e gjuhës dhe letërsisë.

 Petro Zheji ka përkthyer mbi 55 vepra letrare, duke përfshirë romane voluminoze, trilogji, tregime e novela.

Një nga kulmet e punës së tij është përkthimi i vëllimit të dytë të romanit "Don Kishoti i Mançës" të Servantesit, duke përmbyllur punën e nisur më parë nga Fan Noli.

Përkthyesi dhe gjuhëtari i njohur Petro Zheji lindi më 1929 në Tiranë dhe ndërroi jetë në vitin 2015, në moshën 85-vjeçare. 

Që në moshë të re u shqua për talentin e rrallë në zotërimin e shumë gjuhëve të huaja dhe për aftësinë e thellë analitike gjuhësore.

Zheji ishte zotërues i gjuhës italiane, franceze, spanjolle, angleze, gjermane, ruse, hebraishtes, greqishtes së vjetër, latinishtes dhe sanskrishtes së vjetër.

Kontributi i tij përkthyes dhe studimor mbetet një trashëgimi e çmuar në pasurimin e gjuhës shqipe dhe në afrimin e lexuesit shqiptar me letërsinë klasike dhe bashkëkohore botërore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy