“Europa Nostra” shpall Manastirin e Deçanit “monument në rrezik”/ Gërvalla dhe Çeku: Vendimi i ndikuar politikisht

“Europa Nostra” shpall Manastirin e Deçanit “monument në rrezik”/ Gërvalla dhe Çeku: Vendimi i ndikuar politikisht

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, i kanë nisur letër presidentit ekzekutiv të Europa Nostras lidhur me përfshirjen e Manastirit të Deçanit në listën e monumenteve më të rrezikuara në Evropë.

Në këtë letër, anëtarët e kabinetit të Qeverisë Kurti kanë shprehur shqetësimin për këtë përfshirje, duke thënë se ky vendim është i pabazuar, nuk përkon me faktet në terren dhe si i tillë është i ndikuar politikisht.

“Ne ju ftojmë të vizitoni Kosovën dhe shihni nga afër gjendjen e Manastirit të Deçanit. Gjatë marrjes së këtij vendimi keni neglizhuar një dimension esencial, konsultimet me palët e interesit, ndërsa keni marrë për bazë një tekst tendencioz dhe joprofesional të organizatës nominuese. Prandaj, ju ftojmë të vini dhe të bisedoni me banorët e zonës, klerikët e Manastirit, organizatat e shoqërisë civile, profesionistët, institucionet vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë, organizatat ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë, zyrtarët e shtetit dhe të tjerët”, thuhet në këtë letër.

Zyrtarët qeveritarë kanë thënë tutje se bazuar në vlerësimin e institucioneve vendore dhe ndërkombëtarë të rendit dhe siugrisë, kishat ortodokse në Kosovë nuk janë të rrezikuara.

“Me shpalljen e pavarësisë, shteti i Kosovës ka miratuar të gjitha garancitë kushtetuese, ligjore, institucionale dhe politike për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të të gjitha komuniteteve joshumicë në vendin tonë. Republika e Kosovës është plotësisht e përkushtuar për mbrojtjen e të gjitha aseteve të trashëgimisë kulturore të vendit, e në veçanti të kishave dhe manastireve ortodokse, klerit ortodoks, praktikuesve të fesë e komuniteteve joshumicë. Institucionet e Republikës së Kosovës janë instanca më e lartë e mbrojtjes së aseteve të trashëgimisë kulturore në vend. Ne e mbrojmë trashëgiminë tonë. Trashëgimia jonë është universale, ajo i takon krejt njerëzimit, brezave të kaluar, të tashëm dhe të ardhshëm. Në këtë frymë, ju ftojmë për bashkëpunim parimor me synim mbrojtjen sa më efektive të trashëgimisë kulturore. Jemi kundër instrumentalizimit të trashëgimisë kulturore për përfitimet politike të njërit shtet apo tjetrit”, thuhet tutje.

Gërvalla dhe Çeku kanë kërkuar që presidenti i Europa Nostras të vizitojë Kosovën sa më parë, duke thënë që “dëmin që ia keni shkaktuar reputacionit të Kosovës me vendimin tuaj të padrejtë dhe të pabazuar, duhet ta kompensoni pa vonesë”.

“Jemi të prirur të besojmë që rezultati i vizitës dhe vlerësimit tuaj të gjendjes do të rezultojë me rishikimin e listës tuaj duke e larguar Manastirin e Deçanit”.

Propaganda e Beogradit dhe e Kishës Ortodokse Serbe ia ka dalë që organizata e njohur e trashëgimisë kulturore, “Europa Nostra“, ta përfshijë Manastirin e Deçanit në mesin e shtatëve monumenteve më të rrezikuara të trashëgimisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy