
Në kuadër të Muajit të Kinematografisë, përmes filmit “Nusja dhe shtetrrethimi”, ministrja e Kulturës, Elva Margariti, zgjodhi tu shpreh mirënjohje të gjithë aktorëve të kinematografisë shqiptare, të cilët punuar ndër vitet e errëta të vendit.
Me filmin "Nusja dhe shtetrrethimi", 1978, me regji nga Kristaq Mitro dhe Ibrahim Muçaj, u shprehim mirënjohjen të gjithë aktorëve tanë, që dhanë më të mirën në kushte të jashtëzakonshme!
Filmi “Nusja dhe shtetrrethimi” mban firmën e 2 regjisorëve, Ibrahim Muçaj e Kristaq Mitro. Skenari është vepër e Helena Kadare ndërsa muzika e Kujtim Laros.
Për rolet kryesore regjisorët kishin përzgjedhur Rajmonda Bulkun, Kastriot Çaushin, Sotiraq Bratkon e të tjerë, si dhe Llazi Serbo, në rolin e oficerit gjerman.
Filmi tregon për Shpresën, që shkon në një shtëpi bashkëpunëtorësh të fashizmit për të shitur qëndisma dhe kryen një atentat të rëndësishëm. Pas kësaj i duhet të dalë në ilegalitet e veshur si nuse.



