Para 85 vitesh, Kontesha Geraldina erdhi për herë të parë në Shqipëri

Para 85 vitesh, Kontesha Geraldina erdhi për herë të parë në Shqipëri

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, ka sjell në vëmendje sot 30 dhjetorin e vitit 1937, datë kur Kontesha Geraldina Appony vjen për herë të parë në Shqipëri.

E mbiquajtura “Trëndafili i Bardhë i Hungarisë”, zbarkon në tokën shqiptare pas marrjes së një ftese nga motrat e Mbretit Zogu I, të cilit i ishte treguar një foto e saj gjatë një balloje të organizuar në Budapest. Kjo paranjohje mes tyre u ndërmor nga Sekretari i Zogut, Jak Koci dhe i dërguari hungarez, Cyczy.

Një muaj pas ardhjes, më 30 janar 1938, Geraldina u fejua me Mbretin Zogu I. Ndërsa, më 27 prill 1938, pasi vunë kurorë, u quajt “Mbretëresha e Shqiptarëve”.

Kontesha u lind në Budapest më 6 gusht 1915, kohë kur kish nisur shkërmoqja e Perandorisë Austro-Hungareze. Ndoqi shkollën angleze në Menton të Francës dhe më pas kolegjin “Sacred Heart” të Pressbaum-it, në Austri, ku kreu edhe Fakultetin e Shkencave Shoqërore dhe Financiare.

Duke u bërë pjesë e familjes mbretërore, Geraldina 22-vjeçare nisi të ushqente një mirëdashje për vendin, ku edhe do t'i sosej fryma.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy