
Alec Baldwin, aktori i famshëm amerikan që u bë edhe më i famshëm me interpretimin e presidentit Donald Trump, me të cilin fitoi edhe një "Emmy Award" në vitin 2017, deklaroi se nuk do të vazhdojë më me këtë rol.
Ai thotë se është zbavitur shumë me shfaqjen dhe ndikimin që ajo pati në publik, por tashmë thjesht nuk mundet më.
Emra që përmenden si zëvendësues të mundshëm të tij janë Darrell Hammond dhe Anthony Atamanuik, i cili luan rolin e Trump në "President Show " në Central Comedy.
Cilido të jetë, duhet t’i përveshë mirë mëngët për shfaqjet e radhës së "Saturday Night Live."



