
Të veshura për më shumë se një shekull, këto veshje të stilit viktorian i kanë rrënjët thellë në traumën, por edhe në triumfin e njerëzve Herero të Namibisë.
Shtresa të fryra fundesh, mëngë shumë të fryra dhe një mbulesë për kokën që duket si brirët e lopës: Kjo është veshja e frymëzuar nga stili viktorian, i cili ka qenë në modë për më shumë se 100 vjet në mesin e njerëzve Herero të Namibisë. Ata e përshtatën veshjen dhe e bënë të tyren. Të quajtura ohorokova, këto veshje të vëllimshme janë përshkuar si bartëse të traumave dhe triumfeve për Hererot, të cilët, pas një gjenocidi që vrau më shumë se 80 000 prej tyre.
Në vitin 1884, Namibia u bë një koloni gjermane dhe Hererot u detyruan të punojnë për ta. Pasi bagëtitë indigjene të Namibisë u kapën nga gjermanët dhe qeveritë lokale u shpërndanë, Hererot u rebeluan kundra gjermanëve më 1904. Gjermanët e rifituan shpejt kontrollin, dhe, në shenjë hakmarrjeje, komandanti ushtarak gjerman Lothar von Trotha midis 1904 dhe 1908 urdhëroi vrasjen e tyre. Forcat gjermane vranë gati 80% të popullsisë Herero.
Për ne, kjo është diçka që morëm dhe e bëmë tonën
Këto veshje të stilit viktorian për shumëkënd mund të duken veçse një përshtatje, por për Hererot ato janë shumë më tepër: Një simbol i rezistencës.
Hererot, pas gjenocidit mbetën rreth 15 mijë vetë, megjithatë edhe sot e kësa dite ky komunitet nuk ka hequr dorë nga tradita, por e përtcjell atë brez pas brezi, duke i përdorur veshjet në ngjarje të rëndësishme.
“Këto veshje për ne nënkuptojnë identitet, një ndjenjë përkatësie. Tashmë ato nuk janë veshje viktoriane, por veshje Herero. Ato përcjellin historinë nga brezi në brez, përcjellin ndjenjën e fitores, që ne i mbijetuam gjenocidit. Pavarësisht se mbetëm vetëm 15 mijë vetë, ne sërish u zhvilluam si një komunitet i fortë. Ne morëm diçka dhe bëmë tonën.”
Veshjet përcjellin traditën, janë përshtatur me stilin viktorian, por edhe pasurohen nga njëri brez në tjetrin
Ohorokovat, të cilat janë punuar me dorë, shihen si një rit i kalimit në grua për Hererot. Arty gërshetohet e kaluara dhe e tashmja, duke u siguruar që edhe pas më shumë se 100 vjetëve, dhimbja dhe forca e të parëve të tyre nuk do të harrohet kurrë. /BBC/



