Restaurimi i Xhamisë së Plumbit, injektohet plumbi në kupola për mbrojtjen e strukturës

Restaurimi i Xhamisë së Plumbit, injektohet plumbi në kupola për mbrojtjen e strukturës

Xhamia e Plumbit në Shkodër përbën një ndër objektet e rëndësishme të trashëgimisë kulturore në vend.

Prej disa kohësh ajo i është nënshtruar ndërhyrjes për konservimin e tij.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër ka bërë të ditur se aktualisht, po vazhdojnë punimet për injektimin e plumbit në kupolat e Xhamisë së Plumbit, një projekt i rëndësishëm për ruajtjen dhe konservimin e këtij monumenti historik.

Këto punime kanë për qëllim përmirësimin e stabilitetit dhe do të ndihmojnë në mbrojtjen e strukturës nga dëmtimet e mëtejshme.

Injektimi i plumbit është një teknikë e përdorur për të forcuar dhe stabilizuar strukturat historike dhe është një hap i rëndësishëm në mbrojtjen e vlerave kulturore të xhamisë.

Projekti, konsiston në rijetëzimin e monumentit të kulturës nëpërmjet rikualifikimit të zonës, rivitalizimin e Xhamisë së Plumbit dhe kthimin e këtij tempulli jo vetëm besimtarëve por edhe Shkodrës një tjetër destinacion atraktiv turistik.

Xhamia e Plumbit u ndërtua në vitet 1773-1774 nga Mehmet Pashë Bushatlliu, sipas modelit të arkitekt Sinanit.

Ajo u shpall Monument Kulture në vitin 1973 dhe është e vetmja xhami e ngelur në këtë zonë nga periudha osmane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy