10 artistë të artit bashkëkohor çelin ekspozitë në Muzeun Historik Kombëtar

10 artistë të artit bashkëkohor çelin ekspozitë në Muzeun Historik Kombëtar

Në hollin e Muzeut Historik Kombëtar u çel ekspozita fotografike “Fenomenologjia e imazhit arketip bashkëkohor”, e kuruar nga historiani dhe kritiku i artit Ph.D. Oltsen Gripshi.

Ekspozita bën bashkë 10 artistët më në zë të artit bashkëkohor midis Shqipërisë dhe Austrisë, ku gjuha pamor me të cilën ata paraqiten tek publiku shqiptar është sa e larmishme për nga teknikat e përdorura aq dhe gjithëpërfshirëse për nga tematikat e trajtuara.

Me këtë rast, vetë kuratori i ekspozitës Oltsen Gripshi, shprehu falënderimin dhe mirënjohjen për gjithë artistët pjesëmarrës, bashkëpunëtorët, mbështetësit e këtij projekti ndër të tjera theksoi se “kjo ekspozitë kërkon të përçoj tek publiku mesazhe të shumëfishta”.

 Asnjëherë më parë marrëdhënia midis njeriut dhe natyrës nuk është bërë një çështje kaq qëndrore se sa në krijmtarinë e artistëve. Në këtë ekspozitë do të shohim se artistët e mbështesin kërkimin e tyre artistik dhe filozofik-konceptual në zbulimin e marrëdhënies midis njeriut dhe natyrës. Vetëkuptohet, aty ku hapet një reflektim mbi qenien njerëzore hyn në lojë gjithmonë arti, si një përmasë nëpërmjet së cilës qenia njerëzore shkëputet nga realiteti, duke lundruar brigjeve të imagjinatës. Megjithatë, do të ishte gabim të mendohej se arti vetëm tani ka filluar të merret me botën natyrore, me thelbin e qenësishëm të vetë ekzistencës së tij, duke e vendosur atë si një objekt artistik. Përkundrazi, mund të thuhet se që nga zanafilla e tij ka pasur gjithmonë një marrëdhënie shumë të ngushtë mes artit dhe natyrës.

Menaxheri i projektit artistik Karl Bauer në fjalën e tij përshëndetëse tha se “jam shumë i lumtur, që pranova ftesën për të qenë pjesë e këtij projekti që sjell bashkë një grup artistësh shumë të talentuar dhe kaq të ndryshëm, për sa i përket shprehjes artistike në një ekspozitë për artin bashkëkohor në ditët e sotme”.

Kjo ekspozitë u realizua falë bashkëpunimit të Ambasadës së Austrisë në Shqipëri, Ministrisë së Kulturës dhe Muzeut Historik Kombëtar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy