Kita: Kemi një teatër produktiv sepse na mbështet bashkia

Kita: Kemi një teatër produktiv sepse na mbështet bashkia

Drejtoresha e Teatrit të Korçës, Zamira Kita, thotë se falë mbështetjes financiare të bashkisë, institucioni që ajo drejton ka qenë shumë produktiv. Në emisionin “Arnautistan”, Kita tha se shfaqjen e Teatrit të Korçës kanë ngjallur edhe interesin e atyre që vizitojnë qytetin në fundjavë.  

Jemi aktivë sepse kemi mbështetjen e bashkisë. Nuk bëhet art pa mbështetje. Jemi komodë në këtë drejtim dhe jemi produktivë. Ata që vijnë nga Tirana në fundjavë vijnë edhe në teatër. Edhe kur ne ende nuk e kemi anonçuar shfaqjen na vijnë telefonata kur është shfaqja. Kam rastisur njerëz që vijnë nga Fieri dhe Gjirokastra.

Ne kemi doktor Shuster që kemi 8 vjet që e japim. Këtë vepër e kemi çuar edhe në Beograd, në Turqi, në Maqedoni të Veriut dhe Kosovës. Po mendojmë të kthejmë Bernarda Albën. Tani kemi në repertor “5 ditë mbret”, “Vdis duke qeshur”, por ajo që e plotëson më së miri fundjavën në Korçë është se kemi hapur dyert për të tretët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy