Dita e Shën Kozmait/ Margariti: Manastiri, monument i rrallë për të njohur pasurinë tonë kulturore dhe shpirtërore!

Dita e Shën Kozmait/ Margariti: Manastiri, monument i rrallë për të njohur pasurinë tonë kulturore dhe shpirtërore!

Besimtarët e krishterë sot kremtojnë ditën e Shën Kozmait, një nga shenjtorët të cilit i janë kushtuar më shumë kisha e manastire në mbarë vendin, i ndërtuar me kontributin e Ali Pashë Tepelenës, më 12 maj 1814.

Në këtë ditë të shënuar, ministrja e Kulturës, Elva Margariti, fton besimtarët të vizitojnë këtë monument të rrallë, për të njohur pasurinë tonë kulturore dhe shpirtërore.

Nga manastiri i Shën Kozmait në Kolkondas të Fierit, këtij monumenti të rrallë të trashëgimisë sonë kulturore që sot pret mijëra besimtarë e vizitorë që kremtojnë ditën e shenjtit, ju uroj një ditë të mbarë dhe të bekuar!

Le të jetë një ftesë për të njohur pasurinë tonë kulturore dhe shpirtërore!

Manastiri i Shën Kozmait është vend pelegrinazhi, jo vetëm për banorët e Fierit dhe zonave përreth, por në këtë ditë të veçantë, pret pelegrinë edhe nga përtej kufijve, kryesisht të krishterë nga vendi fqinj Greqia.

Festa zakonisht nis mbrëmjen e 23 gushtit dhe kulmon ditën e sotme. Më të devotshmit, e kalojnë natën në Kolkondas, me shpresë në ndihmën e shenjtit Kozma.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy