Po shkon drejt fundit restaurimi i një seti sixhadesh të shekullit të 16-të që nisi para 20 vjetësh. 12 janë përfunduar tashmë dhe ka mbetur edhe një. Sixhadetë e restauruara së fundmi u vendosën në murin e sallës Hardwick të Anglisë, ku kanë qenë të varuara që prej vitit 1592.
Kjo punë ka qenë projekti më i stërzgjatur tekstil që është bërë ndonjëherë nga bamirësia e trashëgimisë britanike, the National Trust. Secili prej paneleve është rreth 6 metra i gjatë dhe të 13 vendosen në 70 metra gjatësi, kjo i bleu ato setin më të vjetër që ka i ka mbijetuar kohës në angli.
Sixhadetë janë blerë nga një personalitet i famshëm britanik, Bess of Hardwick, e cila jetoi më gjatë se 4 ish-bashkëshortë e saj dhe u pasurua gjithnjë e më shumë pas çdo martese.
Ajo ndërtoi dhe rimodeloi shtëpitë shtetërorë në shkalë perandorake, përfshirë këtu shtëpinë Chatsworth, shtëpia e bashkëshortit të saj të dytë dhe rezidencën e saj Hardwick hall në Derbishire, e cila njihej si “më shumë xham sesa mure”, pasi në atë kohë çdo dritare prej xhami ishte një luks shumë i madh.
Sixhadetë janë endur në Flandria në Belgjikë, për fisnikun Sir Christopher Hatton dhe u shitën pas vdekjes së tij në 1591 për të shpaguar borxhet e tij të mëdha.
Në atë kohë Bess pagoi një çmim të marramendshëm çre 326 paundësh, që tani do të ishte ekuivalent me 128 mijë paund.
Puna për panelin e 13 pritet të përfundojë në vitin 2023 dhe të sjellë fundin e këtij projekti madhështor./CNN/



