Mbi 600 libra të huaj nga biblioteka personale e Lasgush Poradecit i dhurohen Bibliotekës Kombëtare

Mbi 600 libra të huaj nga biblioteka personale e Lasgush Poradecit i dhurohen Bibliotekës Kombëtare

Rreth 650 titujt të huaj nga biblioteka personale e poetit Lasgush Poradeci i dhurohen Bibliotekës Kombëtare. 

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka bërë të ditur se ministria ka blerë këto libra të bibliotekës personale të Lasgush Poradecit, dhe të njejtën ia dhuron Bibliotekës Kombëtare.

Për të nderuar figurën e poetit të liqenit, falë një fondi të posaçëm, Ministria e Kulturës dakordësoi me pasardhëset e Lasgush Poradecit, blerjen e bibliotekës personale të tij, për ta bërë pjesë të Bibliotekës Kombëtare.

Janë 650 tituj librash në gjuhë të huaj, por edhe shqip, që janë përdorur nga poeti, mbajnë shënimet e tij apo autografët e dhuruesve.

Margariti falënderoj të dy të bijat Maria dhe Kostandina Poradeci, të cilat kishin menduar që t’ia dhuronin Bibliotekës Kombëtare, këtë pasuri  të librave në gjuhë të huaj.

Një bibliotekë e paçmueshme, që tashmë do i shërbejë studiuesve dhe studentëve.

Sot kryem aktin simbolik të kalimit nga Ministria e Kulturës në Bibliotekën Kombëtare të këtyre librave.

Faleminderit Maria dhe Kostandina që ndatë me ne një pjesë të shpirtit tuaj!

Librat kanë dedikime, autografe dhe shënime  për poetin dhe nga poeti.

Titujt e Lasgush Poradecit që pasurojnë fondin e Bibliotekës Kombëtare, janë më shumë libra të huaj, por që kanë shënimet personale të tij.

Këto libra do të strehohen tek aneksi i bibliotekës, aty ku ruhet fondi i librave në gjuhë të huaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy