Mënyrat e përdorura për menaxhimin dhe ruajtjen e siteve arkeologjike në vend si dhe shfrytëzimit të hapësirave të tyre kanë qenë shpesh objekt i debateve.
Butrinti dhe Bylisi janë dy parqe, ku menaxhimi për zhvillimin e tyre nuk ka kaluar përmes një konsultimi publik edhe pse nga UNESCO janë konstatuar problematika.
Shqipëria ka nisur të aplikojë këto 4 vitet e fundit dy metoda menaxhimi të hapësirave apo komplekseve me rëndësi historike dhe kulturore.
E para është ajo tradicionale, që sheh monumentet si pjesë të pasurisë kombëtare nën administrim shtetëror. E dyta ka nisur të eksperimentojë rolin e subjekteve jopublikë.



