Stilisti i famshëm Jean Paul Gaultier i lë lamtumirën shfaqjeve të modës dhe njofton se shfaqja e tij e fundit e modës së lartë, e cila do të shënojë 50 vjet aktivitet, do të mbahet në Paris më 22 Janar. Njoftimin e ka bërë vetë ai në rrjetet e tij sociale.
Parada e fundit do të mbahet në Théâtre du Châtelet. Stilisti 67-vjeçar nuk del në pension: ai ka saktësuar se do të vazhdojë të punojë në modë, por me një koncept të ri.



