“Nënshtrimi” i Houellebecq do të bëhet film me seri

“Nënshtrimi” i Houellebecq do të bëhet film me seri

“Nënshtrimi”, një nga romanet më të famshme të viteve të fundit nga francezi Michel Houellebecq (botuar edhe në shqip) do të ekranizohet.

Romani fiction, në qendër të të cilit vendoset Parisi i vitit 2022 dhe fitorja e zgjedhjeve presidenciale nga një kandidat islamik, do të jetë projekti i radhës për regjisorin Guillaume Nicloux, i cili ka ka bashkëpunuar me autorin për realizimin e “L'Enlèvement de Michel Houellebecq”, një tjetër film i prodhuar për kanalin franko-gjerman ARTE.

Lajmin për ekranizimin e librit e ka konfirmuar Qendra Kombëtare e Kinemasë në Francë. Megjithatë, ende nuk ka informacione mbi kastin e aktorëve.

Javët e fundit, Michel Houellebecq, shkrimtari francez më i njohur jashtë vendit të tij, është rikthyer në qendër të vëmendjes së opinionit pas daljes së romanit të tij të fundit, “Serotonine”.

Ky i fundit për momentin është në krye të listës së librave më të shitur në Francë.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy