Netët korçare të poezisë, bëhen bashkë 22 poetë nga e gjithë bota (VIDEO)

Netët korçare të poezisë, bëhen bashkë 22 poetë nga e gjithë bota (VIDEO)

Mbrëmja e së shtunës në Korçë, ka bërë bashkë 22 poetë nga vende të ndryshme të botës në festivalin ndërkombëtar të poezisë “Netët Korçare të Poezisë”.

Tematika e këtij viti ishte “Vegim perëndimi”, frymëzuar nga poezia me të njëjtin titull e një prej figurave më të mëdha të rilindjes shqiptare me origjinë korçare, Asdrenit.

 Nata e parë e këtij festivali u mbajt tek salla  multimediale, ku vetë poetët interpretuan krijimet e tyre në poezi.

Përgjatë dy netëve, poetë të njohur por edhe të rinj, do të sjellin vargjet e tyre për të ndarë emocione të ndryshme përmes poezisë

Poetët e këtij edicioni vijnë nga vende të ndryshme duke përfshirë ato fqinje, dhe vende të tjera si Gjermania, Zvicra, Maroku, Pakistani, etj.

Për ta, është kënaqësi të marrin pjesë në këtë festival jo vetëm për të këmbyer kulturën mes tyre, por edhe për të krijuar miqësi të reja

Si traditë e këtij festivali, në çdo edicion të tij, mbillet një pemë nga një prej emrave të njohur të poezisë shqiptare, ndërsa në këtë edicion ajo është mbjellë nga themeluesi i këtij festivali, liriku korçar Skënder Rusi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy