
Në kuadër të 70- vjetorit të krijimit të Teatrit të Operas dhe Baletit është zhvilluar ceremonia e ndarjes së çmimeve “Çesk Zadeja” për kompozitoret e rinj.
Qëllimi i këtij konkursi, sipas njoftimit të TKOB, është që nëpërmjet tij, jo vetëm të mbështeten dhe kultivohet një brez i rinj kompozitorësh shqiptarë, por edhe të krijohet një vazhdimësi brezash.
Ky është edicioni i dyte i këtij konkursi që mban emrin e kompozitorit të madh Çesk Zadeja.
Kryetari jurisë, Vaso Tole foli për rëndësinë e këtyre konkurseve për të mbështetur kompozitorët e rinj.
Çmimin e tretë i këtij edicioni iu dha kompozitores nga Kosova, Fjolla Gashi çmimi i dytë shkoi për kompozitorin Edmir Zaganjori dhe çmimi i parë Cesk Zadeja shkoi për kompozitorin Kristo Piqoli.
Juria e këtij edicioni ishte ndërkombëtarë, e përbërë nga 3 emra të shquar që muzikës shqiptare, si: akademiku dhe etnomuzikologu Vaso Tole, kompozitorja Eriona Rushiti, kompozitori Gerti Druga, si dhe 2 kompozitorë italianë, Roberta Vacca dhe Mauro Cardi.
Veprat e Fituesve të çmimeve të këtij edicioni do të luhen nga Orkestra e Teatrit të Operas dhe Baletit.
Çmimi, mban emrin e kompozitorit Çesk Zadeja, si shenjë nderimi ndaj tij, për punën e pamatshme që i ka dhënë muzikës shqiptare.




