Historia e fotografisë shqiptare vjen e përmbledhur në një botim nga studiuesi Ermir Hoxha. Një rrugëtim përmes imazheve nga viti 1865 deri në vitet 2000, që paraqet dinamikat e kësaj dege të artit në vendin tonë.
Duke folur për MCN Tv Hoxha shprehet se:
E veçanta e këtij botimi është hapësira dedikuar fotografisë në totalitarizëm si një mjet propagande. Libri mund të gjendet fare lehtë në dorën e kujtdo, që dëshiron të mësojë më shumë rreth këtij arti që në vendin tonë i pati fillesat jo më vonë se 20 vite pasi u lind në botë”.



