
Stresi i punës, tensioni i lartë i gjakut dhe gjumi i pamjaftueshëm mund të jenë një recetë për vdekje të parakohshme, raportojnë studiuesit gjermanë.
Për 18 vjet rresht, studiuesit ndoqën thuajse 2,000 punonjës me tension të lartë gjaku dhe arritën në përfundimin se ata që raportuan se kishin edhe punë stresuese, edhe probleme me gjumin, rrezikoheshin tri herë më shumë të vdisnin nga sëmundjet të zemrës, sesa ata që flinin mirë dhe nuk kishin një punë stresuese, thanë hulumtuesit.
"Thuajse 50% e të rriturve kanë tension të lartë gjaku”, tha Dr. Gregg Fonarow, profesor i kardiologjisë në Universitetin e Kalifornisë, në Los-Anxheles.
Është një rrezik i madh për infarkt në zemër, goditje në tru, pushim zemre, sëmundje të veshkave dhe vdekje të parakohshme kardiovaskulare.
Studiuesit raportojnë se, ndër njerëzit me hypertension, ishin më të rrezikuar ata që kishin stres në punë sesa ata që flinin mjaftueshëm.
Sipas udhëheqësit të kërkimeve Dr. Karl-Heinz Ladwig: "Gjumi duhet të jetë një kohë për rikrijim, çlodhje dhe rikthim të energjive. Nëse ke stress në punë gjumi të ndihmon të marrësh veten."
Ladwig është profesor në Qendrën Gjermane të Studimeve për Shëndetin e Mjedisit dhe pjesë e Universitetit Teknik të Mynihut.
"Fatkeqësisht, gjumi i pamjaftueshëm dhe stresi i punës shpesh shkojnë bashkë, por të kombinuara me hypertension janë tejet të rrezikshme”.
Sipas autorëve të studimit, një punë stresuese është kur punonjësi ka shumë kërkesa, por i jepet pak kontroll mbi punën që bën. Për shembull, punëdhënësi kërkon rezultate, por nuk jep lirinë për të marrë vendime.
"Të jesh i ngecur në një situatë shtypëse, të cilën nuk ke mundësi ta ndryshosh, është shumë e dëmshme”, thotë Ladwig.
Problemet e gjumit kanë të bëjnë edhe me vështirësinë për të të zënë gjumi, edhe me vështirësinë për të qëndruar zgjuar.
Ladwig-u sugjeron që njerëzit duhet të kujdesen ta mbajnë të ulët tensionin e gjakut, të kujdesen për gjumin dhe të gjejnë mënyra për të përballuar stresin.
Ndër të tjera, studimi nënvizon që punëdhënësit duhet të bëjnë më tepër për shmangien e stresit të punpnjësve në punë. /Marrë me shkurtime nga WebMD, përgatiti Erina Çoku/



