14, 15 dhe 16 shkurt/ “Lezetet e mëkatit bashkëshortor” në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental

14, 15 dhe 16 shkurt/ “Lezetet e mëkatit bashkëshortor” në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental

Shfaqja teatrore “Lezetet e mëkatit bashkëshortor” do të vijë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental nga data 14 deri më 16 shkurt, duke prekur temat e dashurisë dhe sfidave të përditshme që përballojnë çiftet.

Vepra është shkruar nga Valentin Krosnogorov dhe është sjellë në skenë nga regjisori i njohur Milto Kutali.

Melodrama, e cila trajton temat e tradhtisë dhe krizës në marrëdhëniet bashkëshortore, do të interpretohet nga aktorët Rafel Hoxhaj dhe Ilirda Bejleri.

 Kjo vepër skenike është një reflektim mbi sfidat dhe krizën që ndodhin në jetën e çiftit dhe raportet e tyre intime. Vepra është ndarë në tri tablotë, që paraqesin tre operacione të së njëjtës plagë, ku regjisori dhe autori përpiqen të gjejnë një mënyrë për të shëruar pasojat që krijon tradhtia dhe përplasjet bashkëshortore.

Shfaqja do të jetë pjesë e programit artistik të këtij muaji të Teatrit Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli", në ArTurbina.

Në këtë projekt, pjesë e ekipit janë gjithashtu Klodian Çelmeta (asistent regjisori), Sofi Kara (kostumografia), Jurgen Muharremi (muzika), Beqo Nanaj (skenografia), Semela Skënderasi dhe Zoi Tollumi (koreografia), dhe Marsel Greva (regji ndriçimi).

Melodrama “Lezetet e mëkatit bashkëshortor” do të jetë në skenë në datat 14, 15 dhe 16 shkurt në ArTurbina.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy