Parku Arkeologjik i Apolonisë shpallet pasuri kulturore e paluajtshme

Parku Arkeologjik i Apolonisë shpallet pasuri kulturore e paluajtshme

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për shpalljen e Parkut Arkeologjik të Apolonisë si pasuri kulturore e paluajtshme, duke përcaktuar njëkohësisht kufijtë, zonifikimin dhe planin për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e tij.

 

Sipas vendimit, statusi i ri i jepet Parkut Arkeologjik të Apolonisë në përputhje me hartën e zonifikimit dhe koordinatat në Kornizën Referuese Gjeodezike Shqiptare (KRGJSH), të cilat janë pjesë përbërëse e këtij akti.

 

Gjithashtu, qeveria ka miratuar planin për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e parkut, me synimin për të forcuar mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe për të përmirësuar menaxhimin e një prej siteve arkeologjike më të rëndësishme në vend.

 

Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor është ngarkuar me publikimin e hartës së re në Gjeoportalin Kombëtar, ndërsa Agjencia Shtetërore e Kadastrës do të kryejë regjistrimin e vendimit në përputhje me legjislacionin në fuqi.

 

Për zbatimin e vendimit ngarkohen Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Njësia e Administrimit dhe Koordinimit të Parkut Arkeologjik të Apolonisë, si dhe Bashkia Fier.

Vendimi hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy