Përkujtohet përvjetori i krijimit të qeverisë së Mehdi Frashërit

Përkujtohet përvjetori i krijimit të qeverisë së Mehdi Frashërit

Më 21 tetor 1935, u krijua qeveria e kryesuar prej Mehdi Frashërit.

Emërimi i tij, në postin e kryeministrit të Shqipërisë, prej Mbretit Zog, u mirëprit në shtypin e kohës, pasi ekzekutivi i ri premtonte përmbushjen e një programi reformash liberale. Kabineti i Mehdi Frashërit përbëhej nga subjekte progresiste, me një edukim elitar në universitetet e perëndimit.

Krahas detyrës së kryeqeveritarit, Frashëri kishte edhe rolin e ministrit të Drejtësisë. Në përbërje të kabinetit ishin: Fuat Asllani, ministri i Punëve të Jashtme, Et’hem Toto, ministri i Punëve të Brendshme, Rrok Gera, ministri i Financave, Nush Bushati, ministri i Arsimit, Ndoc Naraçi, ministri i Punëve Botore dhe Dhimitër Berati, ministri i Ekonomisë Kombëtare. Ky formacion politik që do të qeveriste deri më 7 nëntor 1936, shpalosi një program ambicioz, i cili synonte kryerjen e një sërë reformash në ekonomi, në arsim, në politikën e jashtme dhe në shtypin e lirë.

Programi përmbante 16 projektligje për modernizimin ekonomiko-financiar të vendit. Reformat mëtonin të arrinin të stabilizonin çmimet në tregun e brendshëm, të luftonin spekulatorët dhe të krijonin një kapital industrial në një klimë shoqërore e politike liberale.

Në drejtim të politikës së jashtme, kjo qeveri mundi të kornizonte marrëdhëniet italo-shqiptare, kur në mars të vitit 1936, u nënshkrua në Romë një marrëveshje bashkëpunimi mes Frashërit dhe Musolinit.

Krisjet në rrafshin e pushtetit çuan në rrëzimin e qeverisë nga Parlamenti në vjeshtën e 1936-s. Ky akt parlamentar shënoi edhe një precedent demokratik.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka publikuar në rrjetet sociale, fotografi të korrespondencës ndërmjet prefekturave të vendit mbi formimin e qeverisë së re të kryesuar nga Mehdi Frashëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy