Arti i vlerave/ 15 violonçelistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave

Arti i vlerave/ 15 violonçelistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave

Nëse je një admirues i muzikës klasike, me siguri që pjesët e tua më të dashura do të doje t’i dëgjoje të interpretuara nga muzikantët më të dëgjuar, më të veçantë e të papërsëritshëm:

Luigi Boccherini 

Shumë i famshëm me String Quintet in E, Boccherini pati një ndikim të madh në repertorin modern të violonçelit, falë koncertit të tij të përjetshëm për violonçel, i cili interpretohet vazhdimisht nga violonçelistat.

Pablo Casals
violonçelisti spanjoll la regjistrimin më të shkëlqyer të Bahut që është bërë ndopnjëherë , një lidhje mes kohës modern dhe historisë së vërtetë të instrumentit. Fakti që ka interpretuar me Fritz Kreisler dhe ka dhënë concert për Theodore Roosevelt, tregon sa I respektuar qe në kohën e tij.

Pierre Fournier
Fournier njihej në rrethin muzikor si  “aristokrati I violonçelit” për shkak të tingullit të tij tejet të rafinuar dhe të paraqitjes së tij në skenë.

Natalia Gutman
Një nxënëse e Rostropovich-it, një interpretuese plot entuzizëm e e elektrecitet Natalia Gutman, shpërfaqte atë ekuilibër që vinte nga shkollat ruse të violonçelit.

Steven Isserlis
Steven Isserlis u bë shpejt thesar ndërkombëtar jo vetëm për lojën e tij të përndezur, por edhe për karakterin e tij fort të dashur. Ai ka shkruar He’s libra muzike për fëmijë, ka promovuar vepra modern dhe vazhdon të elektrizojë publikun me koncertet e tij.

Julian Lloyd Webber
Ai u bë një ambassador i përkorë i instrumentit  me lirikën e talentin e tij të jashtëzakonshëm.

Yo-Yo Ma
Këdo të pyesësh se kush violonçelisti më I famshëm në botë, me siguri do të të thotë Yo-Yo Ma.  I zbuluar nga kompozitori I mirënjohur Leonard Bernstein, ai është shumë i dashur e i respektuar në botën muzikore.

Mischa Maisky

Me një të dhënë shjumë të rëndësishme për një violonçelist, flokët e tij dhe student i Mstislav Rostropovich ai ka një karrierë ndërkombëtare falë interpretimit tët tij shumë intensive.  Vibratoja e tij plot ngrohtësi e nerv, dhe fuqia e tij në forte janë thuajse  të pakrahasueshme.

David Popper
Një ndër violonçelistat më të mëdhenj të brezit ët tij, David Popper gjithashtu ka lënë mjaft kompozime elegante për këtë instrument. Miqtë të tij qenë Liszt and Hans von Büloë.

Jacqueline du Pré
Pak histori janë aq romantike, tragjike  e njerëzore sa ajo e Jacqueline du Pré, një violonçeliste , fuqia e së cilës qe mahnitëse.

Mstislav Rostropovich
Kjo listë nuk do ët ishte e tillë pa Rostropovich-in, mjeshtrin rus, një dër kompozitorët më me ndikim të të gjitha kohërave. Pa të, violonçeli nuk do të ishte ky instrument që ëshë sot.

Heinrich Schiff
Schiff frymëzoi një brez të tërë të ri violonçelistësh, si Natalie Clein dhe Gautier Capucon në fillimet e tyre. I guximshëm dhe I palodhur, mjafton të dëgjosh suitat e tij super të thpejta të Bahut.

János Starker
Një virtuoz që u jepte mësime nxënësve të tjerë që në moshën 8-vjeçare. Ka bërë një ndër regjistrimet më elegante në instrumentin e violonçelit.

Paul Tortelier
Me një karreierë të pasur me interpretime nën drejtimin e Bruno Ëalter dhe Arturo Toscanini, Richard Strauss Tortelier-i zuri vend në histori si mësuesi i Jacqueline du Pré.

Alisa Weilerstein

Amerikanja  Alisa Weilerstein është një ndër interpretueset më premtuese të së ardhmes. for the foreseeable future. /Sipas Classic Fm/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy