Catherine Deneuve dhe Juliette Binoche së bashku në “The Truth”

Catherine Deneuve dhe Juliette Binoche së bashku në “The Truth”

Për filmin e tij të parë jashtë Japonisë, regjisori Hirokazu Kore-eda udhëtoi në Paris për të punuar me dy nga zonjat kryesore të Francës në "La Verite" (E vërteta), një dramë e mbushur me tensione familjare.

Catherine Deneuve dhe Juliette Binoche përballen si nënë dhe bijë, marrëdhënia e brishtë e së cilës rishfaqet teksa publikon kujtimet e saj.

Filmi, i cili u hap në Festivalin e Filmit në Venecia të nërkurën, shfaq Deneuve, 75 vjeç, që interpreton Fabienne, një aktore e njohur franceze, karriera e së cilës dhe ka distancuar prej kohësh anga vajza e saj skenariste, Lumir.

Kur Lumir kthehet në Paris nga Nju-Jorku me burrin e saj, të luajtur nga Ethan Hawke, dhe vajzën e tyre e sfidon Fabienne për disa të vërteta të fshehura dhe kujtime të dhimbshme.

"Ne menduam se do të ishte interesante të xhiruarit në Francë, dhe se do të të duheshin aktore për të përfaqësuar historinë e industrisë së filmit francez", tha Kore-eda në një konferencë shtypi përmes një përkthyesi.

“Në të vërtetë është historia e një marrëdhënie midis nënës dhe vajzës. Ato kanë ekzistencën e tyre, dhe përpiqen të shkojnë përpara, duke pranuar njëra-tjetrën. "

Kore-eda është i njohur për punën e tij të përqendruar në familje, duke përfshirë edhe filmin e vlerësuar nga kritika "Shoplifters", i cili fitoi çmimin prestigjioz “Palme d 'Or” në Festivalin e Filmit në Kanë vitin e kaluar.

Deneuve tha se pengesa gjuhësore midis regjisorit dhe trupës ishte e vështirë në fillim, pasi një përkthyes duhej të ishte i pranishëm, por procesi funksionoi mirë në fund.

"Ky personazh është shumë i ndryshëm nga unë. Bota e saj është shumë larg nga imja. Marrëdhënia e saj me vajzën e saj është padyshim diçka që është shumë e largët edhe për mua”, tha Deneuve.

Binoche tha se në fillim ngurroi të aktrojë së bashku me Deneuve, filmi i së cilës "Peau d'ane"(Lëkura e gomarit) më 1970, ishte ndër të parapëlqyerit e saj kur ishte e re.

"E vërteta" është një nga 21 filmat që garojnë për çmimin më të lartë të Luanit të Artë të festivalit, i cili do të shpallet në 7 shtator.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy