Autoportreti i Frida Kahlo thyen rekordin botëror, shitet për gati 50 milionë euro

Autoportreti i Frida Kahlo thyen rekordin botëror, shitet për gati 50 milionë euro

Një autoportret i rrallë i Frida Kahlo-s u shit për 47.4 milionë euro në Sotheby’s, duke u bërë vepra më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në ankand nga një artiste femër. Piktura e vitit 1940, e titulluar “El sueño (La cama)”, tejkaloi rekordin e Georgia O’Keeffe dhe vendosi një pikë të re historike në tregun e artit.

 

Vepra paraqet Kahlo-n duke fjetur në një shtrat prej druri që “lundron” mes reve, e mbështjellë me një batanije të artë, ndërsa mbi të shtrihet një figurë skeleti e mbështjellë me dinamit — një simbolikë e fuqishme e frikës së saj nga vdekja në gjumë. Sotheby’s e përshkroi pikturën si “një meditim spektral mbi kufirin mes gjumit dhe vdekjes”.

 

Piktura, një nga të paktat që gjenden ende në koleksione private jashtë Meksikës, nuk ishte ekspozuar publikisht që nga fundi i viteve ’90. Specialistët tërheqin vëmendjen se ajo mund të zhduket sërish nga publiku, edhe pse disa muze në Nju Jork, Londër dhe Bruksel kanë kërkuar ta ekspozojnë.

 

Shitja theu edhe rekordin personal të Kahlos, pasi vepra e saj “Diego dhe unë” ishte shitur për 30.2 milionë euro në vitin 2021. Mbesa e madhe e artistes, Mara Romeo Kahlo, e përshkroi Fridën si “një nga gratë më të vlerësuara në botë”, duke shtuar se figura e saj vazhdon të frymëzojë brezat.

 

Ankandi përfshiu mbi 100 vepra surrealiste nga artistë si Dalí, Magritte dhe Ernst. Ndërkohë, po në Sotheby’s këtë javë, piktura e Gustav Klimt “Portreti i Elisabeth Lederer” u shit për 204.7 milionë euro, duke u renditur ndër veprat më të shtrenjta të artit të shitura ndonjëherë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy