Restaurohet filmi “Ballë për ballë”

Restaurohet filmi “Ballë për ballë”

Arkivi Qendror i Filmit Shqiptar ka nisur projektin e restaurimit të filmit “Ballë për ballë” mbështetur mbi romanin e Ismail Kadaresë “Dimri i madh”.

Filmi, projeksion në 35 milimetra me titra në anglisht është shfaqur në sallën e arkivës së filmit.

Të pranishëm gjatë prezantimit ishin edhe dy regjisorët e filmit Kujtim Çashku e Piro Milkani.

Nga Amerika në Tiranë ka ardhur moderatori i shfaqjes së filmit dhe bashkëpunëtor për restaurimin Thomas Logoreci, i cili deklaron se projektimi i pelikulës bëhet për të parë gjendjen aktuale të ngjyrave në film.

Ekranizim i romanit “Dimri i madh” është bërë me skenarin e vetë autorit Ismail Kadare, i cili i ka përshtatur situatat në roman për ekranin.

Filmi “Ballë për ballë” është prodhuar në vitin 1979 nga kinostudioja “Shqipëria e re”.

Në këtë film interpretojnë aktorët Bujar Lako, Sulejman Pitarka, Mevlan Shanaj, Timo Flloko e të tjerë.

Filmi bën fjalë për ndarjen nga Bashkimi sovjetik në vitet ’60 dhe ngjarjet dramatike që rrodhën.

Konflikti nis në një bazë detare në territorin Shqiptar, në Pashaliman, të cilën Sovjetikët nuk arritën ta përvetësonin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy