Muzeu Historik përkujton përvjetorin e vdekjes së etnografit dhe shkrimtarit Frang Bardhi

Muzeu Historik përkujton përvjetorin e vdekjes së etnografit dhe shkrimtarit Frang Bardhi

Muzeu Historik Kombëtar ka kujtuar sot 379-vjetorin e ndarjes nga jeta të ipeshkvit, shkrimtarit, leksikografit, folkloristit dhe etnografit shqiptar, Frang Bardhi

Frang Bardhi u lind në vitin 1606 në Kallmet, në krahinën e Nënshatit të Zadrimës. Vinte nga një familje e klerike e Zadrimës.

Studioi në Seminarin e Loretos në Itali. Frank Bardhi ishte ipeshkvit i Sapës. Ishte shkruesi i parë i një fjalori për gjuhën shqipe, i cili ka rreth 5000 fjalë të përkthyera nga latinishtja në shqip, si dhe numërorë, emra vendesh dhe një sasi fjalësh të urta e shprehjesh të mbledhura në krahina të ndryshme të Shqipërisë. Kjo bën që Bardhi të jetë leksikografi i parë i gjuhës shqipe dhe folkloristi e etnografi i parë shqiptar i njohur deri më tani.

Vepra më e njohur e Bardhit është “Apologjia e Skënderbeut”, botuar në latinisht më 1636 në Venedik. Titulli i saj i plotë është: “Gjergj Kastrioti epirotas, i quajtur zakonisht Skënderbe, princ trim mbi trima dhe i pathyeshëm i shqiptareve, u kthehet bashkatdhetarëve dhe atdheut të tij”.

Vepra në të vërtetë është një apologji (mbrojtje) që i bën autori Skënderbeut, si bir dhe hero i popullit shqiptar, prandaj edhe është quajtur "Apologjia e Skënderbeut".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy