Brad Pitt nominohet për “Emmy”, pas imitimit që i bëri dr. Faucit

Brad Pitt nominohet për “Emmy”, pas imitimit që i bëri dr. Faucit

Brad Pitt është nominuar për çmimet "Emmy" në kategorinë e serialeve dhe komedive, pasi imitoi dr Faucin në “Staurday Night Live”.

Ëndrra e Dr. Anthony Faucit në “SNL” është bërë realitet me nominimin e Brad Pitt, shkruan CNN.

Aktori të martën është nominuar për “Emmy” në kategorinë e serialeve dhe komedive, pasi luajti Faucin në “Staurday Night Live”, një rol që u realizua pasi Fauci e sugjeroi ta bënte.

Pitt u shfaq si Fauci në një episod në prill të serisë së skeçeve të NBC, e cila ishte në tre episodet e fundit të sezonit të prodhuar nga distanca për shkak të pandemisë koronavirus.

Muaj më parë, 79 vjeç, u pyet nga Alisyn Camerota i CNN në “New Day”, se kush do të dëshironte ta imitonte atë në “Saturday Night Live”, Fauci iu përgjigj, “Brad Pitt, natyrisht”.

Fauci më vonë dha lavdërime për portretizimin e Pitt gjatë një paraqitjeje në “Un Nuevo Dia” të Telemundo.

“Mendoj se ai e bëri shkëlqyeshëm,” tha ai. “Dua të them, unë jam një fans i madh i Brad Pitt, dhe kjo është arsyeja pse njerëzit kur më pyesin se kush do të doja të më imitonte unë përmend Brad Pitt sepse ai është një nga aktorët e mi të preferuar. Unë mendoj se ai bëri një punë të shkëlqyeshme”.

Pitt është nominuar përkrah Luke Kirby (The Marvelous Mrs. Maisel”), i ndjeri Fred Willard (“Modern Family”), Dev Patel (“Modern Love”), Adam Driver (“SNL”) dhe Eddie Murphy (“SNL”).

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy