Sopranoja Ana Tafani, shfaq koncertin “Albanian Soul” në TKOB

Sopranoja Ana Tafani, shfaq koncertin “Albanian Soul” në TKOB

Pas një turneu të suksesshëm në disa nga qytetet më të mëdha të Australisë, si Sydney, Melbourne dhe Brisbane, sopranoja Ana Tafani sjell për publikun shqiptar koncertin “Albanian Soul”.

 Mbrëmja muzikore do të zhvillohet sonte në Hollin Koncertor të Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor. 

Koncerti i kushtohet shpirtit të muzikës shqiptare dhe do të sjellë në skenë një përzgjedhje të veçantë veprash që përfaqësojnë traditën dhe identitetin tonë kulturor.

E shoqëruar në piano nga Laura Lila, sopranoja Tafani do të udhëheqë publikun në një udhëtim metaforik nëpër Shqipëri, duke interpretuar këngë qytetare shkodrane, melodi arbëreshe dhe krijimtari nga kompozitorët më të njohur shqiptarë.

Koncerti synon të ndërthurë traditën, nostalgjinë dhe emocionin e muzikës shqiptare, duke sjellë në një mbrëmje të vetme tingujt që përfaqësojnë trashëgiminë tonë artistike.

“Albanian Soul” pritet të jetë një mbrëmje e veçantë, ku muzika shqiptare do të bashkojë emocione, kujtime dhe krenarinë për kulturën tonë në Tempullin Shqiptar të Artit.

Koncerti nis në orën 19:00.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy