
Në qytetin e Pogradecit nisi edicioni i 14 të i “Festivalit Ballkanik i Filmit dhe Kulinarisë”.

Përgjatë katër netëve, Pogradeci do të kthehet në qendrën ballkanike të 50 filmave, ku marrin pjesë regjisorë, producentë, studentë të kinematografisë nga të gjitha vendet e Ballkanit.
Filmat do të jenë me metrazh të gjatë dhe të shkurtër dhe do të shfaqen me radhë në kinema dhe "Odeon", që në vete trajtojnë çështje të ndryshme të shoqërisë.
Ceremonia hapëse u zhvillua në “Odeon”, në të cilën themeluesi i festivalit, Eno Milkani tha se përveç filmave konkurrentë në netët e festivalit, nostalgjikët dhe jo vetëm, do të kenë mundësinë të shijojnë edhe filma të vjetër të restauruar.
Në fund të këtij kompeticioni, që do të mbyllet me datë 29 qershor priten të ndahen çmime për zhanret e ndryshme pjesëmarrëse.
Ky festival është ideuar si një bashkëveprim jo vetëm filmik mes vendesh fqinje, por edhe si një shkëmbim e shijim gastronomik.




