
Një dorëshkrim në miniaturë i shkruar nga autorja Charlotte Bronte kur ishte ende adoleshente do të kthehet në shtëpinë e saj të fëmijërisë në West Yorkshire pasi u ble nga një muze britanik në ankand në Paris.
Muzeu “Bronte Parsonage” ka ofruar 780 000 euro (862 600 dollarë) për dorëshkrimin e pabotuar, shkruar nga Bronte kur ishte 14 vjeç. Fushata e mbledhjes së fondeve të muzeut u rrit nga një apel i aktores Judi Dench, e cila i kërkoi publikut të ndihmojë “për ta sjellë librin e vogël në shtëpi në Haworth " duke dhuruar para.
Dorëshkrimi është një nga një seri periodikësh të shkruara nga Bronte dhe motrat e saj që i quajtën “The Gentlemen's Magazine”. Pesë nga gjashtë shkrimet e Charlotte Bronte kanë mbijetuar dhe tashmë janë mbajtur nga muzeu.
Me mbi 4 000 fjalë të shkruara imët, dorëshkrimi është i përbërë nga histori me personazhe nga “Qyteti i Qelqit”, një botë imagjinare e shpikur nga fëmijët Bronte. Faqet e palosura janë të qepura në një mbulesë letre kafe të papërpunuar.
Muzeu mblodhi më shumë se 84 000 paund (108 872 dollarë) në donacione publike për të plotësuar një fond për të bërë ofertën për dorëshkrimin.
Bronte, veprat e të cilit përfshinin Jane Eyre dhe Villette, vdiq më 1855. /Reuters, përgatiti Erina Çoku/



