12-16 korrik/ Festivali “Gjon Mili, Jazz&Blues” në Tiranë dhe Korçë

12-16 korrik/ Festivali “Gjon Mili, Jazz&Blues” në Tiranë dhe Korçë

Nga datat 12, 13, 14, korrik vjen në Tiranë festivali “Gjon Mili, Jazz&Blues” si dhe në Korçë në datat 15-16 Korrik.

Shijoni magjinë e muzikës Jazz & Blues që mjeshtri i madh dhe novator i fotografisë botërore, Gjon Mili ka kontribuar artistikisht në zhvillimin e saj kryesisht gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Gjon Mili Jazz&Blues Festival” synon promovimin e figurës së Gjon Milit, si e vetmja urë lidhëse që kombi shqiptar ka me historinë botërore të muzikës Jazz dhe Blues, duke e bërë pjesë të Trashëgimisë Kulturore dhe Artistike të Shqipërisë.

Lindja e këtij festivali u motivua nga realizimi i projektit “Ëndrra e Gjon Milit” në vitin 2019, mbështetur nga Ministria e Kulturës.

 Festivali do të zhvillohet me datë 12-13-14 Korrik në Tiranë, ora 20:00 n ‘bahçe të Rese dhe me datë 15-16 Korrik 2022 pranë Pedonales në Korçë.

Grupet pjesëmarrëse që do përformojnë në festival:

Grupi finlandez “Pylkkanen Nu Botega dt 12 korrik

Pekka Pylkkanen saksofon

Adam Pache

Roberto Tarenzi

Kimon Karoutzos

Grupi “Kejdi Barbullushi Trio”, 12 Korrik

Kejdi Barbullushi- Kitarë

Nesim Maxhuni- Bateri

Ilir Bajri- Piano Elektrike

Grupi “Just Trio” 13 Korrik

Roni Gjura

Emiljan Dhimo

Mateos Gjipi

Grupi Austriak “TechRider – Julie Island guitar-trio” 14 korrik dhe 15 Korrik

Martin Bayer, Kitarë

Andi Tausch, Kitarë

Kenji Herbert, Kitarë

Grupi “Ermal Rodi Quartet” datë, 14 Korrik dhe 16 Korrik

Ermal Rodi- Saksofon

Angjelin Toma- Kitarë, Bas

Besjan Heri- Bateri

Kejdi Barbullushi Kitarë

Grupi “Philippos Nakas Big Band Selanik” 16 korrik

Grupi “Ivanov Quartet”

Ivan Ivanov – Tenor, soprano saksofon

Gordan Spasovski – piano

Andrea Mirchevska – doubleBass

Slavko Kocev – Bateri.

Ky projekt është aktivitet Flagship në kuadër të Titullit, “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë” për vitin 2022, zbatohet nga Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me organizatën RIAS, Muzika për të Rinjtë dhe me mbështetjen e Bashkisë Tiranë, dhe një përfaqësi institucionesh kombëtare dhe ndërkombëtare në vend.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy