
Një video, e cila tregon shkëmbime mesazhesh midis yllit të rokut Jon Bon Jovi dhe princit britanik Harry: është në të vërtetë një reklamë për fondacionin “Invictus Games” (që organizon një turne ndërkombëtar për ushtarët e plagosur, të mbështetur nga Harry), për të cilin Princi Harry dhe muzikanti me fame botërore do të regjistrojnë këngën “Unbroken”, në studiot “Abbey” në Londër, sipas Ansa. Në komunikimin që ata kanë në Whatsap Bon Jovi shkruan: “Hej Harry, si je?” Ai i përgjigjet: “Hej! Unë jam mirë, thjesht po jetoj duke u lutur (anglisht: “Living on prayer” – referim i një prej këngëve më të famshme të Bon Jovi-t). "Do të jem në Londër në 28 shkurt dhe kam një ide ... # invictus", ka shkruar përsëri Bon Jovi. Për të cilën Harry përgjigjet: "Mos prisni që unë të këndoj, por do të përpiqem". Kënga “Inbroken” (I pathyeshëm), e cila flet për vështirësitë e veteranëve që jetojnë me sindromën e stresit post-traumatik do të dalë në mars dhe të ardhurat do t’i shkojnë fondacionit “Invictus”.



