Rita Ora festoi 30-vjetorin me një super festë, theu rregullat anti-Covid me 30 të ftuar

Rita Ora festoi 30-vjetorin me një super festë, theu rregullat anti-Covid me 30 të ftuar

Dy ditë më parë Rita Ora festoi 30 vjetorin e saj. Këngëtarja me origjinë shqiptare organizoi një super festë ku në të cilën morën pjesë 30 persona.

Mirëpo, nuk zgjati shumë dhe Rita është akuzuar për shkelje të rregullave të vendosura për shkak të situatës të pandemisë në të cilën jemi duke kaluar.

Këngëtarja, mendohet  të ketë ftuar 30 miq në një restorant në Notting Hill, Londër, për të festuar ditën më të bukur të sajën deri në orët e para të mëngjesit.

Në festë Rita kishte ftuar edhe personazhe të njohur si modelet Cara dhe Poppy Delevingne apo dhe gazetari Vas Morgan. Disa oficerë policie e zbuluan festën e Ritës dhe po e vështronin nga dritarja. Një banore e zones ku Rita bëri festën tha për Dailymail se numri i të ftuarve ishte i madh dhe të gjithë hynë nga dera e pasme në mënyrë që mos të zbuloheshin.

“Kishte një numër të ftuarish, dhe të gjithë hynë në ndërtesë nga mbrapa për t’u siguruar që askush tjetër të mos hynte brenda dhe mos t’i shihte. Festa vazhdoi deri në orët e para,” tha një banore e zonës.

Në fotot e publikuara nga “The Sun” shihen mysafiret dhe stafi teksa hynin përmes një dere anësore prej metali duke mbajtur çanta akulli.

Një moment policët janë parë duke u përpjekur për të zbuluar çfarë po ndodh brenda restorantit duke u përpjekur të hapnin derën metalike.

Restorantet në Londër aktualisht janë të mbyllura dhe ata që shkelin rregullat mund të përballen me gjoba të majme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy