Filmi “Vera andrron detin” garon në Festivalin e Filmit në Venecia

Filmi “Vera andrron detin” garon në Festivalin e Filmit në Venecia

Filmi “Vera andrron detin”, me skenar nga Doruntina Basha dhe regji të Kaltrina Krasniqit, do të garojë në Festivalin e Filmit në Venecia. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Në njoftimin e saj, ministrja mes tjerash ka përcjellur urime dhe suksese për grupin realizues dhe kastin e aktorëve të filmit “Vera andrron detin”, me skenar nga Doruntina Basha dhe regji të Kaltrina Krasniqit, që do të garojë në një nga ngjarjet më të mëdha të kinematografisë botërore, Venice Film Festival”.

“Filmi, i cili trajton çështje të prekshme në shoqërinë shqiptare, konkurron në programin “Orizzonti”, në të gjitha kategoritë, për filmin më të mirë, skenarin, regjinë, aktorin dhe aktoren më të mirë, por edhe Çmimin special të jurisë”, tha Margariti.

“Vera andrron detin” është bashkëprodhim në mes të Kosovës (Puntoria Kreative Isstra, Vera Films), Maqedonisë së Veriut (Dream Factory) dhe Shqipërisë (Papadhimitri Film Production) i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë së Shqipërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy