Japonia jep grant 1 milion € për Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë

Japonia jep grant 1 milion € për Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë

Qeveria e Japonisë i akordoi Qeverisë së Shqipërisë një grant prej 1 milion eurosh për përmirësimin e ambienteve dhe pajisjeve të Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, me synimin për të kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe social të Shqipërisë nëpërmjet promovimit kulturor.

Marrëveshja ndërmjet dy qeverive u nënshkrua në Tiranë, nga Elva Margariti, ministre e Kulturës dhe Takada Mitsuyuki, Ambasador i Japonisë në Shqipëri. Ndërsa u nënshkrua marrëveshja e grantit ndërmjet JICA dhe Muzeut Historik Kombëtar të Shqipëria, respektivisht nga kryepërfaqësuesi i Zyrës për Ballkanin e Agjensisë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar (JICA), Ueki Masahiro dhe Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar të Shqipërisë, Dorian Koçi.

Granti do të financojë Projektin për Përmirësimin e Pajisjeve për Konservimin, Restaurimin dhe Mjedisin Ekspozues në Muzeun Historik Kombëtar të Shqipërisë, i cili do të zbatohet nga Agjencia Japoneze e Bashkëpunimit Ndërkombëtar në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar.

Ministrja Margariti shprehu falënderime për mbështetjen e qeverisë japoneze teksa vuri në dukje se, “ky financim do të kontribuojë në realizimin e kushteve më të mira për ruajtjen e artefakteve, në ofrimin e shërbimeve të përshtatshme për vizitorët e Muzeut Historik Kombëtar dhe në përforcimin e mjedisit arsimor për ekspertët e ardhshëm në universitete dhe institucione të tjera në Shqipëri”.

Së bashku me Ambasadorin japonez z. TAKADA Mitsuyuki, një dashamirës i artit dhe kulturës nënshkruam marrëveshjen me Qeverinë Japoneze për dhënien e një granti prej 145,3 milionë yen japonezë (rreth 1 milionë Euro), që do të mundësojë pajisjen e Muzeut Historik Kombëtar me teknologji bashkëkohore për konservimin dhe restaurimin e objekteve të këtij muzeu, por edhe përmirësimin e hapësirave ekspozuese.

Falë këtij granti synojmë të ruajmë, restaurojmë, por dhe shtojmë shërbimet për publikun.

Objektivi i projektit është përmirësimi i cilësisë së restaurimit dhe konservimit të artefakteve dhe mjedisit ekspozues, duke pajisur Muzeun Historik Kombëtar me instrumentet e nevojshme, përfshirë pajisjet për laboratorin e konservimit dhe restaurimit si mikroskopë, kabinete, tavolina pune, pastrues, etj. pajisje për laboratorin dixhital si skaner librash, aparat fotografik, si dhe sistem kondicionimi.

Ambasadori i Japonisë në Shqipëri Takada Mitsuyuki, theksoi se Muzeu Historik Kombëtar është muzeu kryesor në vend që ofron një pasqyrë të historiesë së Shqipërisë për vizitorët vendas dhe të huaj. Muzeu është një institucion i rëndësishëm arsimor edhe për brezin e ri, pasi nëpërmjet këtij Muzeu ata mund të përjetojnë fragmente të së shkuarës së Shqipërisë.

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar të Shqipërisë,  Dorian Koçi vlerësoi këtë bashkëpunim si një hap të rëndësishëm në rivitalizimin e Muzeut Historik Kombëtar që siç u shpreh ai është emblemë që bart  historinë dhe kulturën e Shqipërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy