Paul McCartney, surpriza e “Glastonbury 2020”

Paul McCartney, surpriza e “Glastonbury 2020”

Artisiti Paul McCartney që nuk di të ndalet, pavarësisht 77 viteve që ka mbi supe, do të jetë protagonisti në skenën e festivalit më të famshëm veror të Anglisë (dhe jo vetëm), atë të Glastonbury. Pjesëmarrja e tij është një nga surprizat e edicionit të vitit 2020 që do të mbahet nga 24 deri më 28 qershor. Në këtë  50-vjetor të kësaj ngjarjeje muzikore, sigurisht që nuk kishte si të mungonte figura-simbol e popit britanik ish-Beatles.

"Jemi tepër të ngazëllyer të njoftojmë se Paul McCartney do të shfaqet në skenën e Pyramid natën e së shtunës së Glastonbury 2020", thuhet në profilin zyrtar të organizatorëve në Twitter. Sir Paul, i cili menjëherë u përgjigj nga llogaria e tij, shkroi: "Shihemi verën tjetër!"

Këngëtari i adhuruar nga publiku mbarëbotëror në vitin 2004 ka dhënë pikërisht atje një shfaqje të paharrueshme, me një repertory që përfshiu gjithë karrierën e tij muzikore, që nga ditët e “Fab Four” e deri tek sukseset më të fundit si solist. /Ansa, përgatiti Erina Çoku/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy