Portretet me përmasa gjigante të 333 njerëzve të zakonshëm u vendosën në sheshin “Skënderbej” këtë të hënë. Ekspozita “Ne njerëzit”, vepër e artistit të ri David Cuka është vetëm një pjesëz e një koleksioni të madh me 999 portrete shqiptarësh. Kjo ekspozitë e veçantë çeli dhe siparin e javës së Kulturës së Kombeve të Bashkuara.



