“Një zonjë nga Argjentina”, çel siparin e shfaqjeve në teatrin “Skampa” (VIDEO)

“Një zonjë nga Argjentina”, çel siparin e shfaqjeve në teatrin “Skampa” (VIDEO)

Prej gati 1 viti pushim për shkak të pandemisë, teatri “Skampa” do të çelë siparin e shfaqjeve për publikun e gjerë. 

“Një zonjë nga Argjentina”, është premiera e re e vënë në skenë nga regjisori i mirënjohur Adonis Filipi, bazuar në veprën “Madam Barcelona” i autorit, Tomas Brand.

Helidon Fino, do të jetë në rolin e protagonistit kryesor të komedisë, ndërsa kastit të aktorëve i janë bashkuar dhe artistë, si Egla Ceno, Mario Elezi dhe Elona Mamo.

Temperaturat e larta ia kanë vështirësuar jo pak punën regjisorit Filipi, i cili tregon peripecitë që kanë ndeshur aktorët në këto ditë të nxehta.

Nga ana e tyre dhe aktorët e prisnin një startim për të shijuar çastin magjik të duartrokitjeve të publikut në skenë, duke u shprehur që në kohën e pandemisë mos kenë humbur instinktet artistike, pasi për to ishte një tranzicion i gjatë pa dalë në skenë.

Gjithashtu ka dhe nga ata aktorë të cilët janë nervozë pasi nuk kanë punuar për shkak të pandemisë, dhe e kanë të vështirë të mposhtin emocionet e nervozizmit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy