Shanaj: Rikard Ljarja në Shqipëri është fenomen, egoja e tij ishte talenti

Shanaj: Rikard Ljarja në Shqipëri është fenomen, egoja e tij ishte talenti

Autori Mevlan Shanaj, i cili ka realizuar dokumentarin për aktorin Rikard Ljarja i cili do të shfaqet mbrëmjen e së shtunës në kinema, e cilëson të ndjerin si kolos të kinemasë shqiptare.

Në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, ai deklaroi se Rikard Ljarja në Shqipëri është fenomen, pasi publiku e do, e ndjen dhe e pa që kishte të bënte me një portret jo vetëm bukurosh, por me njeriun e mirë dhe me njeriun e mirë, i ka vënë vulën ekranit shqiptar.

Njerëzit e marrin Rikardin aktor, por ai ishte i gjithi i përfshirë me muzikën, me pianon, me firzamonikë në Shkodër. Prenk Jakova e futi fagotist në orkestrën simfonike.

Më tej shkoi në shkollën “Aleksandër Moisiu” dhe shkëlqeu si aktor. Një vit pas mbarimit të shkollës Rikard Ljarja u quajt pionieri i kinemasë moderne.

Nuk u mjaftua me kaq por u bë edhe regjisor, filmi dhe skene. Nuk u plotësua, merrej me pikturën dhe ka mbi 100 piktura.

Në vitet e fundit që u tërhoq u mor me shkrime, jo për të kaluar radhën, pasi ka 6 romane.

Në art është pak e vështirë të mos jesh delirant dhe me ego të tmerrshme, por egoja e tij ishte talenti.

Rikardi ishte tokësor në përkushtimin në ekran. 12 filma, i shkruante vetë skenarët.

Shanaj tha se ka fjetur në një dhomë me Rikardin në punët që kanë pasur bashkë në kinema dhe thotë se për politikën kishte informacion dhe dije të çuditshme, dhe se pa dëgjuar Vatikanin dhe BBC-në në 02.00 të natës, nuk flinte.

Sipas tij, Rikard Ljarja në ekran ka vetëm një rival Çarli Çaplin, ndërsa të tjerët i vinte përpara.

Lidhur me dokumentarin tha se ka intervistuar njerëz që e njihnin dhe se në të ka shumë poezi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy