
Ndarja e Nobelit në Letërsi për Peter Handke u cilësua vendim skandaloz nga përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës por edhe nga njohës të letërsisë botërore.
Duke u nisur nga kjo, sot përfaqësues të shoqërisë civile dhe jo vetëm, kanë protestuar para Ambasadës Suedeze në Prishtinë.
Përmes 20 fletëve të vendosura në hyrje të Ambasadës Suedeze është dërguar mesazh nga qytetarët e Kosovës për mospajtim ndaj vlerësimit të autorit austriak Peter Hanke me çmimin Nobel.
Ne to paraqitën fotografi dhe shkrime për krimet e Sllobodan Millosheviçit në Kosovë, nisur nga fakti që Hanke është cilësuar si përkrahës i “kasapit të Ballkanit”.



